Dua Lipa dhe i dashuri përsëri në pushime, këtë herë zgjedhin destinacionin e preferuar të të gjithëve ne
Pas një vale koncertesh, këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka gjetur më në fund pak kohë për pushim.
Së fundmi, ajo bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew, janë nisur së bashku për në fshatin turistik Sant Josep de sa Talaia, në Ibiza të Spanjës.
Ka qenë Dua ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet pranë të dashurit në pushime.
Ndërkohë, përqafimet dhe buzëqeshja pranë Carew tregon se dyshja janë vërtet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, duke iu uruar çiftit një pushim të këndshëm.
Projekti i fundit muzikor i Duas mbetet kënga “Electricity”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.