Dua lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me pamjen e tyre në Brit Awards
Brit Awards u zhvillua në 02 Arena të Londrës ku pjesëmarrëse ishin edhe këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat kanë tërhequr vëmendjen me pamjen e tyre në tapetin e kuq.
Rita kishte të veshur një fustan të bardhë me fije teksa kishte të zbuluar supet, dhe dukej vërtet atraktive.
Ndërsa Dua kishte të veshur një fustan në formë të tylit ngjyrë rozë, dhe Lipa dukej si një princeshë duke marrë edhe komplimentet e para të organizatorëve të festivalit. Veshja e vajzave iu ka lënë përshtypje pozitive edhe kreatorëve të modës.