Dua Lipa do të performojë në “Billboard Music 2018 Awards”
Çmimet e Billboard Music 2018 do të jepen në Las Vegas në NBC dhe vetëm një muaj larg ceremonisë, është bërë i ditur grupi i parë i interpretuesve.
Sean Mendes, Camila Cabello dhe Dua Lipa, do të paraqiten në shfaqje më 20 maj.
Këta artistë nuk u përzgjodhën për ndonjë arsye specifike, secili prej yjeve ka një total prej gjashtë këngësh në renditjen e Billboard Hot 100.
Lipa me këngën “New Rules” është ngritur në vendin e 27, së bashku me këngët e saja të fundit “IDGAF” dhe “One Kiss”.
Sa i përket çmimeve, Cabello është nominuar në tre kategori, duke përfshirë edhe në kategorinë “Top Women Artist”.
Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar janë nominuar në 15 kategori dhe kanë përballë Drake, Bruno Marsin dhe Taylor Swiftin për çmimin “Top Artist”.
Çmimet e Billboard Music do të transmetohen në NBC më 20 maj.