Lajme

20 April 2018

Dua Lipa flet për Kosovën, të rinjtë atje si edhe rrugëtimin e saj në intervistën për Teen Vogue

Dua Lipa ka dhënë një intervistë të gjatë për Teen Vogue, e cila është përqëndruar më shumë në aspektin personal të saj, se sa në atë muzikor. Ajo flet për jetën private, karrierën dhe Kosovën.

Para suksesit viral të “New Rules”, 22 vjeçarja ishte vetëm Dua. Ajo u lind në Londër dhe në moshën 11 vjeçare shkoi me familjen për të jetuar në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës shumë të kontestuar dhe të goditur nga lufta që deklaroi pavarësinë nga Serbia 10 vjet më parë. Prindërit e saj u larguan nga Prishtina për në Londër në vitin 1992, shkurt para shpërthimit të luftës në Bosnjë. “Nuk mendoj se dikush largohet nga vendi i tij pa pasur nevojë ta bëjë këtë”, ka thënë ajo.

Dhe, teksa Dua e përmend faktin se ajo ishte “me fat” që lindi “në Britaninë me mundësi”, Prishtina megjithatë, ka pasur impakt tejet të madh në të. Kosova, që ka një popullsi prej 53% nën moshën 25 vjeçare, më e reja në Evropë e që pikërisht kjo rini e ka inspiruar atë.
“Ekzsiton një sens i njerëzve që duan ta përmirësojnë veten atje. Ka aq shumë talent dhe njerëz që duan mundësitë që të tjerët i kanë në skenën globale gjithandej në botë”, thotë ajo. “Ai vend ka bërë aq shumë për mua”.

Ndër të tjera bukuroshja ka folur edhe për suksesin e padiskutueshëm të një prej projekteve të saj të fundit.

“Mendova, oh Zot, kjo është çmenduri”, thotë Dua teksa kujton suksesin e projektit “New Rules”, duke qeshur. “Aty ishte një person, emri i tij ishte Jake Wilson, i cili krijoi memen e tij me këtë këngë dhe ishte fantastike. Më kujtohet të gjithë po më shkruanin në e-mail. Isha e prekur nga dedikimi deri në detaje. Isha e ngazëllyer”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com