Dua Lipa ftohet për të qënë pjesë e festivalit “Lollapalooza” në Paris
Dua Lipa pavarësisht se është duke punuar në albumin e ri muzikor, vazhdon me performanca në koncerte të ndryshme. Ajo së fundmi ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse e një prej festivale më të njohura botërore të njohura si “Lollapalooza” në Paris.
Festivali i cili zhvillohet në 21 dhe 22 korrik të këtij viti konsiston në performancat e shumë yjeve botërorë. Përveç këngëtares sonë në këtë festival mësohet se do të performojnë edhe French Montana, Travis Scott, Gorillaz.