Lajme

30 November 2017

Dua Lipa gatuan në emisionin e reperit të njohur shqiptar në Amerikë

Këngëtarja Dua Lipa, e cila kohët e fundit është e angazhuar me turneun e saj ndërkombëtar ka qenë e ftuar në emisionin e një tjetër shqiptari të njohur në SHBA. Reperi dhe ish-kuzhinieri Action Bronson (Arian Asllani), ftoi Dua Lipën për të gatuar diçka për të në emisionin “Untitled Action Bronson”.
Dua zgjodhi që të gatuajë një ushqim tradicional shqiptar, recetë të cilën e ka mësuar nga nëna e saj. Pitja me spinaq rezulton të jetë ushqimi më i pëlqyer i 22-vjeçares dhe këtë e ka ndarë edhe me adhuruesit e saj në rrjetet sociale.
“Dhe unë gatova piten e mamit në emisionin ‘Unitedles Bronson’ sot. Argëtimi më i madh që unë kam pasur në ndonjë emision televiziv. Mezi pres që ju ta shihni këtë”, ka thënë Dua krah fotove të postuar në adresën e saj të Instagramit. Artistja gjithashtu ka postuar disa video nga prapaskena e emisionit në InstaStory.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com