Dua Lipa i habit të gjithë në Billboard Music Awards…
Dua Lipa njihet për stilin e saj të thjeshtë e që shumë herë veshjet te cilat ajo preferon janë atlete e veshjet sportive. Mbrëmjen e djeshme, në tapetin e kuq të qytetit shumëngjyrësh të Las Vegas-it ajo i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj elegante. Në Billboard Music Awards artistja zgjodhi një fustan të purpurt me të cilin dukej shumë joshëse duke fituar kështu vëmendjen e të gjithëve.