Lajme

05 January 2018

Dua Lipa kërkon falje për shprehjen raciste të përdorur 4 vjet më parë

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja në vitin 2014 ka përdorur një shprehje, e cila konsiderohet fyese për një komunitet.

Është fjala për termin Nigga, duke iu referuar njerëzve me ngjyrë, në këngën e vitit 2014, i cili është “cover” i këngës së Mila J, “Smoke Drink, Break Up”.
Dua duke u kërkuar falje ka pohuar se s’do të duhej ta kishte bërë kurrë dhe se i vjen keq.

“Lidhur me këngën cover të vitit 2014-të, asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj apo mërzis dikë”, iu është drejtuar ajo fansave në Twitter.

“Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por e pranoj se s’duhet ta kisha bërë as atë që kam bërë”, ka thënë Dua.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com