Dua Lipa krijon atmosferë fantastike me koncertin e saj në qytetin belg të Antwerpenit
Dua Lipa është duke vazhduar me koncertet e saj anembanë globit para adhuruesve të shumtë. Suksesi me këngën “New Rules”, por edhe i disa hiteve të tjera, ka bërë që këngëtarja shqiptare të jetë mjaft e angazhuar me koncerte. Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka performuar në qytetin belg të Antwerpenit, ku ishin të pranishëm shumë fansa të saj.
Ajo i ka falënderuar të gjithë për ngrohtësinë dhe mikpritjen e treguar duke premtuar se nuk do të jetë i fundit. “Shou im i parë në Headline Arena. Faleminderit që po i ndani këto momente të mira me mua”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në llogarinë personale në Instagram. Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.