Dua Lipa krijon një atmosferë elektrizuese me performancën e saj në Kinë
Këngëtarja Dua Lipa, ka udhëtuar së fundmi drejt kontinentit aziatik për të mbajtur turin e parë të koncerteve atje. Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Dua i ka prezantuar fansat me performancën e saj dhe atmosferën e krijuar.
“Drejt nga aeroplani në shfaqjen tonë të parë në Kinë. Guangzhou ishte kaq magjik”, ka shkruar Dua në Instagram. Ajo ka qenë mjaft e angazhuar këtë vit me prurje të reja në muzikë dhe koncerte të shumta anë e mbanë botës.