Dua Lipa mbulohet dhe viziton xhaminë në Abu Dhabi
Këngëtarja e famshme shqiptare ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa nuk e ka humbur rastin që ta vizitojë xhaminë e njohur Sheikh Zayed.
“Para koncertit tonë në Abu Dhabi, shkuam ta vizitojmë xhaminë më të bukur. Ishte një nder shumë i madh. Faleminderit”, ishte mbishkrimi i këngëtares në disa prej fotove të publikuara në rrjetin social Instagram.
Me këtë rast, Dua është dashur që të mbulohej për ta vizituar xhaminë dhe pikërisht këtë e ka bërë. Sheikh Zayed është xhamia më e madhe në EBA dhe është vendi kryesor në Abu Dhabi për faljen e xhumave dhe namazit të Bajramit, gjatë të cilit mblidhen rreth 41 mijë njerëz.