Dua Lipa me fotosesion të ri fotografik për koleksionin e “Patrizia Pepe”
Dua Lipa përveç suksesit të saj në muzikë po arrin një sukses të madh edhe në fusha të tjera. Ajo është bërë imazh i shumë markave të njohura në botë. Dua prej një kohe të gjatë është imazhi i brendit të veshjeve “Patrizia Pepe”, dhe së fundmi ka realizuar fotosesionin për koleksionin e ri. Në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën ishte me veshje nga koleksioni i fundit i “Patrizia Pepe”, dhe duket për mrekulli.