Lajme

03 November 2017

Dua Lipa mendon se gratë do të udhëheqin botën

||
0 Comment
|

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe kjo është e padiskutueshme por krahas shumë koncerteve anembanë globit, këngëtarja po jep edhe intervista për mediat e huaja. Një të tillë e ka dhënë edhe për revistën e njohur britanike “Evening Standard”, teksa ka pohuar se botën do ta udhëheqin femrat.

“Është një kohë e çmendur në botë. Gratë janë e ardhmja dhe ne do ta marrim udhëheqjen e botës. Kjo është me të vërtetë ajo që mendoj. Ideja ime për feminizmin është thjesht barazi në dashuri. Dëshiroj që femrat të jenë të barabarta dhe të kenë mundësi të njëjta si meshkujt”, ka thënë Dua. Lipa ka paralajmëruar gjithashtu edhe disa këngë të reja, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com