Dua Lipa na bën edhe një herë krenarë- Ngjit flamurin e Kosovës në skenën e BRIT AWARDS!
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ndarja e çmimeve BRIT AWARDS dhe sigurisht që Dua Lipa nuk kaloi pa u vënë re. Ajo shkëlqeu në tapetin e kuq porteksa Dua u ngjit në skenë fustani i saj i dytë na la pa fjalë.
Fustani i Duas ngjan si flamuri i Kosovës, pasi është ngjyrë blu dhe i mbushur me yje ngjyrë gri.
Mesa duket kjo ka qenë një mënyrë e këngëtares për t`i bërë një homazh flamurit të Kosovës pak ditë pas 11-vjetorit të Pavarësisë.