Dua Lipa na tregon rregullin e saj të vetëm për këtë vit të ri
Këngëtarja shqiptare ka folur për revistën e mirënjohur “Rolling Stone” teksa ka zbuluar prioritetet për këtë vit kalendarik.
Në fakt, ajo ka pohuar se është vetëm një rregull që ka të bëjë me karrierën muzikore dhe albumin e ri.
“Duke punuar shumë për të nxjerrë albumin tim të ri. Këto janë rregullat e vetme që do të mundohem t’i jetësoj. Unë do të jem vetëm në studio duke u siguruar që të kthehemi me disa gjëra zbavitëse për të gjithë”, ka shkruar ajo.
Theksojmë se 23-vjeçarja është nominuar për dy Grammy Awards – “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording”, për “Electricity Energy”.
“Kam mësuar se vetëm duke qenë e sinqertë dhe të flas të vërtetën time, kjo më bën të ndihem mirë”, ka pohuar ndër të tjerash artistja.