Dua Lipa ndërpret koncertin, largohet duke qarë nga skena
Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare Dua Lipa i ka merakosur të gjithë fansat gjatë një koncerti në Denver, kur ka ndërprerë në mes performancën e saj dhe është larguar nga skena duke qarë. Në një postim në profilin e saj në Instagram, Dua i ka kërkuar falje të gjithëve për largimin në atë mënyrë dhe i ka shpjeguar fansave se i është dashur të largohet pasi ka ndjerë dhimbje
të madhe për shkak të një infeksioni në vesh.
“Më vjen shumë keq që ndërpreva koncertin e natës së sotme. Kam pasur një infeksion në vesh gjatë dy ditëve të fundit. Mendova se do të isha e aftë t’ja dilja, por ishte e dhimbshme.
U këshillova dhe më thanë se nëse do të vazhdoja do të pësoja dëmtim të përhershëm në vesh. Ndihem shumë e trishtuar që ju zhgënjeva. Do të doja shumë t’ja dilja mbrëmë në koncert për ju. Ju lutem mbajini biletat, po merrem me caktimin e një tjetër koncerti. Me dashuri, Dua.”- shkroi këngëtarja në postimin në InstaStory.