Dua Lipa në fëmijërinë e saj ka dashur ta ndryshonte emrin
Në një intervistë për “the Guardian”, këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka treguar se nuk e ka pëlqyer shumë emrin e saj kur ishte e vogël.
Ajo ka thënë se dëshironte emër tjetër, por tani është krenare me emrin që i ka lënë gjyshja.
“Tani jam krenare. Por kur isha duke u rritur doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella, diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”, është shprehur këngëtarja.
Dua gjatë intervistës ka thënë se muzika duhet të sjellë argëtim te njerëzit. Ajo ka folur edhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat në të kaluarën.
Lipa ka pasur edhe mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët duke thënë se “asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa e pasur të domosdoshme”.