Dua Lipa në një lidhje të re,partnerin nuk e njohim akoma
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa na ka lënë të dyshojmë për një romancë të re.
Pas ndarjes me modelin Isaac Carew, Dua Lipa është komentuar për një lidhje me Martin Garrix, por një lajm i tillë nuk u konfirmua nga asnjëra palë, edhe pse shpesh ata janë fotografuar duke u përqafuar ne publik.
Por të hënën, Dua ka publikuar një foto në Instastory, duke shtrënguar një dorë djali dhe kjo e bën situatën edhe më të mistershme. Dora e Duas është lehtë e identikueshme për shkak të tatuazheve që ka këngëtarja, por jo edhe dora e partnerit të saj.Si duket djali që ndodhet në krah të Duas nuk është Martin dhe kjo është lehtësisht e identifikueshme nga fotoja qe ka publikuar.Djali në fjalë, ka një tatuazh në njërin nga gishtat, ku shkruan “LA”, por një tatuazh i tillë nuk gjendet në dorën e Martin Garrix.