Dua Lipa në përfundim të albumit të saj të dytë
Dua Lipa është kthyer tashmë në një ikonë të muzikës dhe së fundmi është duke përfunduar dhe albumin e saj të dytë. Këngëtarja pohon se shembull ka koleget e suksesshëm dhe shumë artiste të tjera femra si Cardi B, Destiny Child dhe Pussycat Dolls, të cilat përçojnë mesazhin e fuqizimit të femrës sikurse “Spice Girls” në vitet ’90.
Duke folur për gazetën “Daily Star”, bukuroshja 22-vjeçare është shprehur se: ”Ka qenë vërtet emocionuese ndërsa procesi ka qenë shumë më i lehtë sesa në albumin e parë, sepse është më e vetëdijshme se çfarë dëshiroj nga ky album. Kur isha duke u rritur, unë i pëlqeja shumë “Spice Girls”. I doja Pussycat Dolls. Oh, Zot edhe Destiny Child”.
Frymëzimin për këngët e reja ajo e gjen tek përvoja jetësore dhe personale.