Dua Lipa një tjetër koncert “magjik” në Brazil
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa duket se e ka “pushtuar” botën me koncertet e saj. Ndalesa e rradhës ka qënë Brazili. Ajo ka befasuar të pranishmit me zërin e saj fantastik duke treguar edhe njëherë se ajo është duke kaluar momentet e saj më të mira në muzikë. Nëpërmjet disa fotove të shpërndara nga vetë Dua në rrjetin e saj social Instagram duket mjaft mirë atmosfera e krijuar. Pa asnjë dyshim dhe ndalesa e saj e rradhës ishte një sukses i vërtetë.