Dua Lipa pjesë e reklamës së atleteve të markës gjermane Adidas
Dua Lipa përveç këngëve dhe koncerteve, po merr pjesë edhe në një numër të madh të reklamave të veshjeve sportive. Së fundi, Dua është shfaqur në reklamën më të re të atleteve të markës gjermane Adidas, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur babai i Lipës, Dukagjini.
“Kampanja e re e Adidasit. Origjinali kur nuk mbaron”, ka shkruar ai. Nga fotot e publikuara duket e mrekullueshme dhe tejet joshëse me pozat e saj.