Dua Lipa pjesë e kauzës së UNICEF-it në mbrojtje të fëmijëve
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa i është bashkuar personazheve të zgjedhur të UNICEF-it, për kauzën në mbrojtje të fëmijëve. Në 20 nëntor, që është “Dita Botërore e Fëmijëve”, të gjithë njerëzit nga çdo vend duhet të vishen me ngjyrë blu në mbështetje të çdo fëmije.
Ka qenë Dua, e cila ka publikuar një video ku shfaqen aktorët Millie Bobby Brown, Orlando Bloom, Liam Neeson, Lilly Singh. Në video shihet mjaft qartë mesazhi i kësaj dite dhje duket se do të ketë një impakt në të gjithë botën.