Dua Lipa pjesë e spotit të “Google Pixel”
Dua Lipa në një intervistë të dhënë për revistën amerikane “Time” ka folur për ditët e para të karrierës si këngëtare.
Kënga e saj e fundit është “New Rules” dhe deri më tani është shikuar rreth 380 milionë herë në kanalin zyrtar “YouTube”.
Dua ka nisur një turne anembanë Britanisë së Madhe ndërsa po punon edhe për të sjellë projekte të reja muzikore.
Ajo padyshim është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare por së fundmi, ajo është ftuar të marrë pjesë edhe në reklama të markave botërore.
Lipa është bërë pjesë e spotit të telefonit të mençur “Google Pixel”. Pixel 2 do të vijë në variantet Kinda Blue, Clearly White dhe Just Black.