Dua Lipa pjesë e talent show-t amerikan “The Voice”
Ylli i muzikës Dua Lipa ka pasur ngritje në karrierë pas suksesit me këngën “New Rules”, i cili ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube. Dua Lipa vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme ku pasi u përfol së tepërmi se do do të regjistrojë kolonën zanore të filmit të James Bond tashmë është bërë e ditur se këngëtarja do të jetë në një talentshow amerikan, që ka mbi tre milionë shikues.
Bukuroshja 22-vjeçare do të shfaqet këtë të premte në shown “The Voice”, i cili mbahet në Los Angeles. “Dua do të shfaqet këtë të premte në The Voice në Los Angeles!”, shkruhet në rrjetet sociale por pa dhënë detaje të reja.