Dua Lipa provokon si asnjëherë më parë me të brendshme
Kngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila në vitin që lamë pas shënoi sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar vetëm me të brendshme.
“Po bie shi në Xhamajka, prandaj është një ditë e bukur për t’u shijuar dhe për të shkruar këngë, por Pixie Levinson e gjeti këtë film të humbur nga një ditë shumë më e ngrohtë. Prandaj, do të shtirem”, shkruan në përshkrimin e fotografisë në Instagram Dua.
Në bazë të lokacionit, mësohet se këngëtarja ndodhet në Port Antonio të Xhamajkës. Dua ka bërë të ditur se pas albumit të suksesshëm debutues, po punon në projekte të reja për albumin e dytë.
Por, paraprakisht, ajo do ta sjellë me videoklip këngën “IDGAF”. Xhirimet tashmë kanë filluar dhe videoja muzikore do të jepet premierë më 12 janar.