Dua Lipa reagon pas spekulimeve për jetën e saj private…
Në një intervistë të dhënë për revistën “ES”, Dua Lipa, ka reaguar ndaj lajmeve të rrema se ajo ka qënë në lidhje me Harry Styles, Calvin Harris dhe Chris Martin. Të gjitha këto spekulime për të janë krijuar pas publikimit të hitit të saj më të ri muzikor “New Rules”, i cili flet për një ish të dashur.
Por Dua në lidhje me këto thashetheme ka thënë se: “Eshtë budallallëk. Sapo u ndava nga i dashuri im, me mashkullin e parë që më fotografonin, bëhej menjëherë një histori. Madje edhe kur isha unë me të dashurin tim dhe Harry, u aludua se isha në lidhje me Harry. A ka mundësi që të mos flasin më për këtë gjë?”.