Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha me të njëjtin model flokësh në paraqitjet e fundit
Artistet me famë ndërkombëtare i kanë bërë të gjithë krenarë me sukseset e tyre.
Dua Lipa solli këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, Diplon dhe Mark Ronson, këngë e cila u prit shumë mirë nga fansat e saj.
Bebe Rexha njashtu po vazhdon të shijojë sukseset e albumit “Expectations”, në veçanti të hitit të saj “I’m a mess”.
Më shumë nga të gjitha, është Rita Ora ajo e cila ka përgatitur një nga projektet e saj më të mëdha muzikore këtë vit.
Ajo ka bërë të ditur se albumi i saj “Phoenix” do të lansohet më 23 nëntor, ndërsa ditë më parë solli këngën “Let you love me”, e cila pati një sukses shumë të madh dhe siç tregoi edhe vetë artistja ishte kënga që u kthye shpejt në hit nga të gjitha projektet e saj.
Një veçanti e vërejtur në stilin e të treja këngëtareve shqiptare së fundmi është modeli i flokëve, pasi secila prej tyre kanë praktikuar të njëjtin model.
Flokët bionde të shkurtra si të lagura janë stili që si Rita, Dua ashtu edhe Bebe Rexha kanë zgjedhur për paraqitjet e tyre të fundit.
Dhe secila nga këngëtaret shqiptare është komentuar pozitivisht në këtë trend, i cili tashmë është shndërruar në trend botëror.