Lajme

01 February 2019

Dua Lipa shkëlqen me fustanin transparent në premierën e filmit “Alita: Battle Angel”

Dua Lipa ka pozuar në krah të dashurit Isaac Carew në tapetin e kuq të premierës së filmit “Alita: Battle Angel” në qytetin e Londrës.

Këngëtarja kishte veshur një fustan transparent që i ekspozonte këmbët si dhe supet, me të cilin tërhoqi vëmendjen më të madhe.
Në fakt, Dua ishte ftuar në këtë ngjarje pasi ka kënduar kolonën zanore të filmit “Alita: Battle Angel” .

Ky i fundit rrëfen historinë, ku e braktisura Alita gjendet në qytetin e hekurit nga një kiber-doktor që e dërgon në klinikën e tij.Ndërkohë asaj nuk i kujtohet e kaluara dhe mundohet ta mbrojë veten nga e kaluara.
Theksojmë se filmi është dashur të shfaqet në vitin 2003, megjithatë regjisori James Cameron kishte lënë anash projektin për t’u fokusuar te “Avatar”.
Kujtojmë që “Swan Song” e publikuar javën e kaluar deri më tani numëron mbi nëntë milionë shikime në YouTube.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com