Lajme

13 January 2018

Dua Lipa tregon detajet e projektit muzikor “IDGAF”

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar rreth 890 milionë herë në YouTube, ajo solli këngën më të re “IDGAF (I Don’t Give A Fuck)”.

Dua nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ishte shumë sfidues realizimi i një videoje të tillë.
“Ishte videoja më e vështirë dhe më sfiduese për filmim. U deshën 22 orë për ta xhiruar duke filluar në 06:00 dhe për ta përfunduar në 4:00 të ditës së nesërme, por ishte e dobishme”, ka shkruar fillimisht Dua.

Ajo ndihet krenare dhe me fat që ka pasur një ekip të shkëlqyer në realizimin e këngës, ku ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në xhirimin e videos duke përfshirë edhe vajzat që morën pjesë në klip.

“Unë jam aq krenare, por edhe me fat. Faleminderit për dashurinë. Faleminderit të gjitha vajzave të bukura në video për punën e palodhshme që bëtë. Faleminderit hscholfield që më ndihmove të kthej një ide në realitet, Mosaert në drejtimin artistik, Marion Motin në koreografi”, ka vijuar Dua.

Kënga brenda 24 orëve është shikuar mbi 5.2 milionë herë në YouTube, duke u bërë kënga më e kërkuar në këtë ueb-faqe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com