Lajme

26 January 2018

Dua Lipa tregon emocionet e para teksa dëgjonte veten në radio

||
0 Comment
|

Këngëtarja e hitit “New Rules”, Dua Lipa ka folur për revistën amerikane GQ, duke zbuluar disa të pathëna rreth karrierës muzikore. Ajo ka treguar për momentet e para kur e dëgjoi për herë të parë veten në radio teksa transmetohej kënga “Be the One”.

Madje, Dua thotë se është rrëzuar në dysheme dhe ka filluar të qaj pasi që nuk mundte tu besonte veshëve.
“Kënga e parë që ekzekutua në radio ishte Be The One”. Pasi mbërrita në shtëpi, u përplasa me derën teksa vrapoja tek radio. U rrëzova në dysheme dhe isha në lot pasi që nuk mund të besoja që po ndodhte. Ishte shumë emocionuese”, tha ajo.

Dua është duke punuar në projekte të reja pasi publikoi këngën e fundit “IDGAF”, e cila deri më tani është klikuar mbi 47 milionë herë në YouTube.
Theksojmë se 22-vjeçarja së fundi është raportuar se është ndarë nga i dashuri për tu rilidhur me ish të dashurin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com