Dua Lipa uron 8 marsin me anë të një postimi shumë domethënës…
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë tejet interesante për të uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në rrjetin social Instagram Dua ka publikuar një fotografi të saj kur ka qenë e vogël derisa qëndron mes dy vajzave të kombësive të ndryshme.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Femrave! Duajeni njëra-tjetrën, kujdesuni për njëra-tjetrën dhe mbështesni njëra-tjetër. Jo vetëm për sot po për çdo ditë”, shkruan Dua në postimin e saj në Insta.