Dua Lipa zbulon një sekret, ka 14 tatuazhe në trupin e saj
Dua Lipa ka arritur të shënojë sukses pas suksesi me produksionet e saj muzikore dhe njëkohësisht të renditet nga revista “Vogue” si një nga femrat më me influencë. Por, Dua paska një sekret që askush nuk e paska ditur. Dua i adhuron tatuazhet dhe prandaj në trup ka plot 14 tatuazhe, që simbolizojnë ngjarje të ndryshme në jetën e saj. Diçka e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter, ku ajo e pyetur nga fansi i shuan atij kuriozitetin.