Dua Lipën e kap “syri i keq”, kritikohet si mendjemadhe nga fansat dhe mediat
Dua këtej Dua andej, ja që Duan e kapi syri i keq ose ose… ziliqarët u vunë në sulm!
Pasi fitoi dy çmime në “Grammy” dhe mbrëmjen e djeshme fitoi një tjetër çmim në “British Awards”, këngëtarja me origjinë kosovare është akuzuar se ka bërë rolin e mendjemadhes në prapaskenë.
“Dhoma e zhveshjes së Dua-s ishte pranë një dhome SPA-je në prapaskenë që do të thotë se shumë njerëz shkonin atje para shfaqjes. Por ajo e bëri të qartë se nuk donte të ishte atje, pasi të ftuarit vijonin t’ i trokisnin për ta përshëndetur dhe për t’i uruar fat”, ka thënë një burim për “The Sun”.
“Në fund ajo e përplasi derën dhe e fshiu emrin e saj, kështu që askush nuk do ta kuptonte se ishte atje – njerëzit thoshin se ajo sillej si një divë”, shtoi burimi edhe pse pa fakte.
Ajo çfarë vlen për t’u theksuar është se Dua po rritetet dita ditës në muzikë dhe kjo ka shumë, por shumë rendësi!