Lajme

03 September 2018

Duke u bazuar tek shenja jote e horoskopit, ja cila është mosha kur do martohesh…

Ekziston një stereotip i vjetër gjinor, i trasheguar nga gjeneratat, që tani duhet lene pas, apo ideja që çdo vajzë apo grua kalon gjithë jetën duke ëndërruar për martesën e përsosur, duke imagjinuar çdo hollësi të vogël. I ngulitur nga gjyshet tona ose filmat vizatimor të Disney, ky stereotip krijon pritshmëri të gabuara me partnerin të cilin martoheni , kur të martoheni dhe madje edhe për detyrimin për t’u martuar.

E vërteta është krejt ndryshe: mosha. Mosha që do të keni kur ngjiteni në altar bazohet tërësisht në rrethanat, partnerin dhe natyrën e marrëdhënies.

Ju kurrë nuk duhet të detyroheni të ndërmerrni një hap të tillë në qoftë se ju nuk ndiheni gati.

Martesa nuk është një rit i kalimit ose një rezultati. Është një zgjedhje, prandaj është krejtësisht normale të vendosni që të mos martoheni fare. Por nëse vendosni për po, a ka ndonjë mënyrë për të parashikuar në cilën moshë duhet të filloni të merrni masa për unazën e dasmës?

“Është me të vërtetë e pamundur të parashikohet një gjë e tillë, vetëm duke parë tabelën astrologjike të një shenje zodiakale”, thotë Linda Furiate, astrologe në Qendrën Astrologjike” Astrology Hub” : «Çdo shenjë ka kohën e vet per të rëne në dashuri. Ajo që mund të vëzhgojmë nga këndvështrimi astrologjik është sa shpejt bie në dashuri, dhe sa idealiste është “.

Prandaj, është e pamundur të parashikohet mosha e saktë në të cilën mund të martoheni, por  tabloja mund të plotesohet duke parë tendencat e rënies në dashuri. Këtu, me poshte gjeni parashikimet e martesës, të seciles shenjë horoskopi. Natyrisht, fati yt nuk është i shkruar në yje: indikacionet që do të lexoni nuk janë vendimtare për kur dhe nëse do të martoheni ndonjëherë . Parametrat e vërtetë që duhen marrë parasysh për martesën janë skllavëria, përkushtimi,dashuria dhe respekti i ndërsjellë. Dhe mos të harrosh ose të neglizhosh asnjëherë dashurinë ndaj vetes.

DASHI (21 mars-19 prill)

Personat e shenjës së dashit kanë lindur për të qënë spontanë dhe guximtarë, ndonjëherë instiktet e tyre ndizen nga një zjarr i vështirë për t’u shpjeguar me anë të logjikës. Në dashuri, kjo do të thotë se të lindurit e kësaj shenje ka më shumë mundësi të kenë një marrëdhënie serioze në një moshë të re, duke menduar për martesën rreth moshës 20 vjecare.

DEMI (20 Prill – 20 Maj)

Demi udhëhiqet nga praktika, por shpesh ata verbohen nga ambiciet e tyre. Kur flasim për dashurinë, cilësitë mund të neutralizojnë njëri-tjetren. Kjo lidhet me faktin se Demi dëshiron të martohet rreth moshës 28  dhe 30 vjeçare, por vetëm nëse kjo nuk pengon mundësinë e të bërit karrierë. Pra, në fund, mosha ideale për t’u martuar për një person të kësaj shenje është midis  moshes 20 dhe 30 vjeçare, në varësi nga profesioni i kryer.

BINJAKET (21 Maj – 20 Qershor)

Binjakët kanë lindur që të jenë jashtëzakonisht të gëzuar dhe entuziastë për botën rreth tyre, por ato gjithashtu përmbajnë një dilemë konfuze. Ndonjëherë ata janë të mbingarkuar nga përtacia dhe lejojnë që gjërat të rrjedhin vetë, pa i bërë ato të ndodhin. Kjo mund të nënkuptojë se një person i kësaj shenje është i prirur të krijojë një marrëdhënie afatgjatë, por që mund të marrë pak kohë për t’u lidhur zyrtarisht dhe kjo ndodh rreth moshës 25 vjeçare.

GAFORRJA (21 qershor – 22 korrik)

Personat e kësaj shenje janë besnikë, jashtëzakonisht emocionalë dhe gjithmonë ofrojnë mbështetje për të dashurit e tyre, aq shumë sa që nganjëherë ata mund të lëndohen. Kjo tendencë mund t’i bëjë ata të ndërtojnë një mur rreth tyre, për t’u mbrojtur nga pavendosmëria dhe pasiguria. Natyra e tyre e paparashikueshme e bën shumë të vështirë të kuptohet kur ata do të martohen, nëse vendosin edhe të martohen. Por ata nuk mund të jetojnë pa lidhje emocionale prandaj është e kuptueshme që rreth moshës 33 vjeçare ata do ta lidhin veten me dikë përjetë.

LUANI(23 korrik – 22 gusht)

Të lindurit e kësaj shenje kanë një zemër të madhe. Dëshira e tyre kryesore në një lidhje është të duan dhe të ndihen të dashur. Nëse do të ndiqnin vetëm zemrën e tyre, këta persona mund të martoheshin në çdo moshë, kjo edhe për të kuptuar tendencën e tyre për të shijuar çdo moment në vend që të planifikojnë të ardhmen më përpara. Këmbanat e dasmës për ta parashikohen brenda moshës 25 vjeçare.

VIRGJERESHA(23 GUSHT – 22 SHTATOR)

Te lindurit e kesaj shenje janë shumë të zellshëm dhe inteligjentë dhe ndjekin gjithmonë arsyetimin kritik mbi çështjet e zemrës. Është e mundshme që një Virgjëreshe të presë deri në fund të moshes 30 vjecare, dhe të martohet në moshën 40 vjeç, , thjesht për t’iu përkushtuar vetes plotësisht në fushën e saj të interesit dhe të mbështesë dëshirën për të dhënë gjithçka për rrugën e zgjedhur profesionale. Por nëse martoheni, ka të ngjarë që ju t’i kushtoni trupit dhe shpirtin partnerit.

PESHORJA(23 SHTATOR – 22 TETOR)

Peshorja lind me synimin për t’u martuar, thotë Furiate. Dashamirës te dashurisë, ata e shohin bukurinë e botës në vende të papritura dhe kërkojnë ngushëllim dhe harmoni në kuptimin e aventurës dhe të eksitimit. Kjo do të thotë që sapo një peshore të gjejë partnerin e duhur, mund të jetë gati për t’u martuar, në çdo moshe. Duke pasur parasysh se në këtë rast, sa më shpejt që të jetë e mundur më mirë, një peshore  mund të vendose të martohet brenda moshës 25 vjeçare.

AKREPI(23 TETOR – 21 NËNTOR)

Të pasionuar aq sa janë edhe kokëfortë, Akrepet lindin  skeptik te natyrës me idenë për “dashurinë e vërtetë”. Ata besojnë vetëm në fakte, jo në ndjenja dhe emocione. Edhe pse ata janë miq vërtet besnikë, natyra e kujdesshme e Akrepit, e cila nganjëherë mund të kthehet në xhelozi të pashpjegueshme, e bën të vështirë parashikimin kur do martohet. Por nëse vendos, do të jetë shumë vonë, ne fund te moshes 40 vjecare, dhe ne fillim te moshes 50 vjecare.

 

SHIGJETARI (22 NËNTOR – 21 DHJETOR)

Te lindurit e kesaj shenje mund të bëjnë gjithçka për të qëndruar vetëm derisa të jenë shumë më të pjekur, thotë Furiate. Ndërsa shpesh përdorin humorin dhe ndjeshmërin për të lehtësuar situatat e tensionuara, pritjet e tyre shpesh janë idealiste. Padurimi i tyre dhe pamundësia për të filtruar mendimet nga impulsi kanë tendencë të kthehen në papjekuri emocionale, që do të thotë të presin një marrëdhënie më të evoluar për të marrë hapin e madh. Ata kanë më shumë gjasa të martohen rreth moshës 35 vjeçare.

BRICJAPI(22 DHJETOR – 19 JANAR)

Ndryshe nga shumë shenja të tjera, Bricjapet janë të shkëlqyer kur bëhet fjalë për ushtrimin e durimit, moderimit dhe mirëkuptimit. Ata janë jashtëzakonisht të orientuar nga qëllimi dhe  janë të mirë në përcaktimin se sa mund të përballojnë: këto janë cilësitë që e bëjnë Bricjapin një shenjë suksesi. Për këtë, megjithatë, Bricjapi mund të martohet shumë vonë në jetë, ndoshta rreth te 40 -ave duke zgjedhur përpara se të fokusohet në karrierë thotë Furiate.

UJORI (20 JANAR – 18 shkurt)

Ujori mund të mbetet i shkëputur derisa të gjejë një partner të shkëputur dhe aventurier si ata, thotë Furiate. Ata janë vazhdimisht në lëvizje, të orientuar drejt së ardhmes, në vend që të përqëndrohen në të tashmen. Një mënyrë jetese emocionuese, por kjo nuk u lejon atyre të lidhen, derisa të takojnë dikë që mund të vazhdojë, ka shumë të ngjarë në moshën 30 vjeçare.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Peshqit janë tepër të mëshirshëm dhe tepër të sigurt. Dëshira e tyre për t’i shpëtuar realitetit, edhe për vetëm pesë minuta, nganjëherë mund t’i  çoje me kokë mbi re, por natyra e tyre intuitive i sjell ata përsëri në tokë. Peshqit kanë më shumë gjasa të bien në dashuri të rinje, por vetëm të martohen kur ndihen më shumë se të sigurt për marrëdhënien, ndoshta deri në fund moshës 20 vjeçare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com