Dukesha e Cambridge-it lë pas problemet me shtatzaninë
Dukesha e Cambridge-it duket se i ka lënë pas dore problemet që shkakton shtatzënia. Së fundmi ajo është bërë pjesë e një aktiviteti zyrtar të drejtuar nga fondacioni bamirës “Place2Be”.
Gjatë hapjes së forumit të “Shkollës së Liderve”, dukesha mbajti një fjalim dhe zbuloi që pas periudhës së vështirë të shtatzënisë, tani ajo mundet ta çojë princin George në shkollë.
Gjatë fjalimit, dukesha gjithashtu tregoi sesa e apasionuar ishte për të sjellë një ndryshim në jetën e fëmijëve. “Duke bashkëpunuar me specialistë si ju, ne po kërkojmë të sigurojmë akses informacioni dhe mjete praktike për të mbështetur mësuesit, prindërit dhe fëmijët që të flasin lehtësisht për shëndetin e tyre mendor e emocional. Ne të gjithë jemi këtu sepse ndajmë bindjen që çdo fëmijë meriton shansin për të përmbushur potencialin që ka”, është shprehur Kate.