Lajme

15 June 2018

Dukesha Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeth në udhëtimin e parë së bashku

Vëmendja e mediave është e përqëndruar tek dukesha Meghan Markle dhe prandaj çdo veprim i saj kthehet menjëherë në temën më të diskutuar në mediat rozë. Së fundmi, Meghan ka shoqëruar Mbretëreshën Elisabeth II në vizitën e saj në Cheshire të Anglisë.

Mënjëherë sapo zbritën nga treni mbretëror, Meghan u shfaq e pasigurtë nëse duhej të futej në makinën e Mbretëreshës e para apo duhet të priste. Ishte mbretëresha e cila pa asnjë hezitim e udhëzon që të vazhdojë Meghan e para drejt makinës.

Dukesha e Sussex kishte zgjedhur një fustan ngjyrë pana, nga marka Givenchy. Me qëndrimin si një Dukeshë, Meghan e kishte kombinuar fustanin me një palë këpucë të zeza me majë, dhe me një çantë të vogël në po të njëjtën ngjyrë. Edhe Mbretëresha nuk mbetet pas me stilin e saj. Si gjithmonë ajo zgjedh ngjyrat e theksuara edhe kësaj radhe ajo ka zgjedhur një pallto ngjyrë jeshile nga Stewart Palvin dhe një kapele nga Rachel Trevor Morgan.

Mbretëresha dhe Meghan udhëtuan së bashku rreth 165 km me trenin mbretëror, një udhëtim që as Princi Harry, Princi William apo Kate Middleton ende nuk kanë patur mundësinë ta realizojnë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com