Duket atraktive por çmimi i veshjes së Dua Lipës do i’u habisë
Këngëtarja Dua Lipa së fundmi ka realizuar një intervistë të gjatë rreth karrierës së saj në “BBC One”. Përveç intervistës, Dua gjithashtu ka dhuruar edhe një performancë fantastike. Ajo u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë portokalli, teksa dukej mjaft elegante dhe atraktive.
Por bukuria kushton dhe në të vërtetë kostoja e veshjes së Duas duket të ketë qenë goxha e lartë, pasi që vetëm varësja “Versace” që Lipa mbante në qafë kap shifrën e 2151 eurove. Një çmim pak më të lirë kap xhaketa e saj, e cila kushton afro 19256 euro, ndërsa getat e saj kapin shifrën 240 euro.
Me paraqitjen plot glamur, Dua dukej fantastike teksa interpretonte këngën e saj më të re “One kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harris.