Lajme

11 July 2018

Dy vëllezërit Xhaka në mbështetje të fushatës së bamirësisë

Futbollisti Granit Xhaka ishte një nga shqiptarët më të spikatur të Botërorit 2018.

Së fundmi, ai është vënë në mbështetje të fushatës bamirëse dhe vullnetare për fëmijët me aftësi të kufizuara, “Do të doja të…”.
Ai së bashku me vëllai e tij të vogël Agonin, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqen së bashku të veshur me bluza, në të cilat shkruhet “Do të doja të…”.

“Ne së bashku e përkrahim kampanjën “Do të doja të…” e cila është solidare dhe ndihmon fëmijët me nevoja të veçantë. Bëhuni edhe ju pjesë e kampanjës me blerjen e bluzës që të grumbulloni fondacionin për këta fëmijë me nevoja të veçanta”, ka shkruar Graniti në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com