E braktis i fejuari sepse…
James Packer i ka dhënë fund fejesës me Mariah Carey sipas raportimeve të fundit. Bilioneri 48 vjeçar e la yllin 46 vjeçar për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara si edhe për shkak të “reality show-t” më të ri televiziv, “Mariah’s World”. “Ka marrë fund”, ka thënë një mik i familjes për revistën këtë fundjavë.”James kishte shumë rezerva sa i përket “show-t” më të ri televiziv të Mariah-s dhe fakti është që ajo do të ekspozonte jetët e tyre për të gjithë botën”. Pavarsisht të gjithave manjati i shumë kazinove ia ka lënë unazën 10milion dollarëshe të fejesës. Çifti u fejua në muajin Janar pas një lidhje të shkurtër më pak se 1 vit.
Ashtu si Mariah edhe James ka eksperienca të këqija në dashuri dhe ju është thyer zemra disa herë. Këngëtarja u nda nga bashkëshorti i saj reper Nick Cannon në 2014 pas 6 vitesh martesë. Ajo me siguri po kalon momente të vështra pas ngjarjeve të fundit.