E bukur dhe me stil, Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në Venezia
Mesa duket jo vetëm Cristiano Ronaldo po tërheq vëmendjen e italianëve pasi edhe e dashura e tij Georgina Rodriguez ka fituar “zemrat” e tyre. Georgina ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Venecia dhe paraqitja e saj bëri që sytë të drejtohen drejt saj.
Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin e saj blu, ngjitur pas trupit. Modelja u shfaq pikërisht në ditën e parë të mbajtjes së festivalit të filmit në Venecia, që do të vazhdojë rrugëtimin deri në datë 8 shtator. Ky festival i përvitshëm mbahet për të 75-tin vit radhazi.