E dashura e rreperit të njohur Tekashi 6ix9ine, rrëfen se si ai e rrihte për vdekje dhe më pas e detyronte të kryenin mardhënie!
Nëse rreperit të njohur amerikan Tekashi 6ix9ine i rëndojnë plotë 8 akuza për të cliat po vuan dënimin me burg,ditët e fundit i është shtuar edhe një akuzë tjetër.
Ish e dashura e rreperit Sara Molina me të cilën ka dhe një fëmijë 3 vjeç tashmë tha për “Daily Beast” se reperi e ka dhunuar disa herë gjatë udhëtimit në Dubai, në tetor të 2018-s.
Ajo pretendon se 22-vjeçari filloi ta rrihte për dy orë pa ndërprerje, sepse bëri një debat me menaxherin e tij të atëhershëm Kifano ‘Shotti’ Jordan.
“Ishte shumë i nxehur, unë isha e trembur. Nuk e kisha parë kurrë të sillej ashtu. Më gjuajti aq shumë në veshin e djathtë, sa mendova se do të mbesja e shurdhër”, tregon 23-vjeçarja.
Molina tha se reperi nisi ta mbyste dhe ta shkelmonte, kur u ndje i lodhur duke e gjuajtur me grushte. Ajo u zgjua të nesërmen në mëngjes dhe ai e detyroi që të kryente marrëdhënie seksuale.