E dashura e Stresit ndihet nostalgjike për kohën kur Stresi e priste poshtë ballkonit
Një dashuri që ka nisur si në filma. Kejsi ajo vajza e bukur dhe e ëmbël nuk kaloi pa u vënë re nga reperi Stresi. Në fillim ishte nëna e saj që i prezantoi dhe i kërkoi Stresit një foto me vajzat. Ajo madje i kërkoi edhe që t’i ruante dy vajzat, por Stresi u dashurua pas Kejsit dhe mezi priste që ajo të dilte në lagje për ta takuar.
Duket se Kejsi ka ndjerë nostalgji për atë kohë pasi ajo përmes rrjetit social Instagram ka publikuar një foto të postuar nga Stredi shumë kohë më parë ku shkruan: “Edhe një herë poshtë lagjes, je shumë e mirë, e bukur”, shkruan Stresi në foton që Kejsi e ka publikuar me mbishkrimin: “E mban mend!”