E ëma e Leos, 10- vjeçarit me aftësi të veçanta shpërthen në lot, e zhgënjyer nga mjekësia shqiptare
Disa ditë më parë u organizua një sfilatë mode me location në kryeqytet ku ndryshe nga sfilatat e tjera tërhoqi vëmendjen për një detaj jo vetëm interesant por edhe me një mesazh shumë të fortë.
Suela, autorja e kësaj sfilate u shpreh se dëshironte shumë që fëmijët me nevoja të veçanta të bëheshin pjesë e kësaj sfilate për të dhënë mesazhe me vlerë ku edhe pse e kishte të vështirë të gjente të tillë fëmijë për t’u bërë pjesë, arriti të kishte dy. Një vajzë dhe një djalë.
Leo, 10- vjeçari me aftësi të veçanta nuk është edhe aq i panjohur për median pasi edhe herë të tjera është bërë pjesë e saj për kauza të ndryshme.
Gazetarja Dasara Karaiskaj mori mikrofonin e TemA TV dhe operatorin për të raportuar ngjarjen e veçantë ku mbi të gjitha arriti të realizonte një bisedë me të ëmën e Leos.
Leo vuan nga një sëmundje e rrallë e kockave, dobësim dhe mungesë e theksuar zhvillimi, e teksa tregonte rrugëtimin e 10 viteve, e ëma dhe Dasara e kishin të vështirë t’i mbanin lotët, megjithëse më i fortë dukej Leo, të cilit i shkëlqente fytyra, madje kurajonte të ëmën e tij se do t’ja dilnin, bashkë.
E ëma e Leos u shprehej për “Da’Sara Show” se kërkon më shumë mbështetje nga shteti shqiptar. Na lodhin duke na sorollatur lartë e poshtë tregoi ajo për dokumenta, madje theksoi se ende në Tiranë nuk ka kënde lojrash posaçërisht për këto fëmijë, çfarë ua vështirëson atyre argëtimin, për të mos thënë ua bën të pamundur luajtjen në një kend fëmijësh.
Ndër të tjera ajo u ndal edhe tek mjeksia shqiptare, nga e cila është terësisht e zhgënjyer: “Mjeksisë nuk po i kërkoj asgjë sepse nuk kam parë ndonjë rezultat nga mjeksia shqiptare. 4 herë ma operuan djalin dhe më shumë i bën dëm sesa ma shëruan”- u shpreh e ëma mes lotëve duke shtuar se nuk merr mundimin as ta vizitojë në vendin tonë e jo më ta operojë.