E kërcënuan për fotot nudo, Bella Thorne i publikon vetë!
Kur je personazh publik, sulmet nga hakerat dhe hatersat janë të shuma, kjo për shkak se vëmendja normalisht që për ta është më e madhe, se sa të sulmosh një person të panjohur për mediat.
Një rast i tillë së fundmi ka ndodhur me aktoren Bella Thorne.
Një haker e ka kërcënuar atë në inbox se do t’i publikonte disa foto të aktores teksa kjo e fundit shihet topless, por aktorja mori guximin, pa iu dridhur qerpiku dhe i publikoi vetë!