E komentuan negativisht gjestin e tij, por ja si qëndron e vërteta e Chris Brown dhe dhuratës së tij
Javën e kaluar në rrjete sociale dhe në media u komentua shumë Chris Brown pas videos që postoi në Instagram ku shfaqej vajza e tij duke luajtur me një majmun të vogël që të gjithë menduan ishte dhurata e reperit për vajzën e vogël. Ishin të shumtë ata që e komentuan negativisht për dy arsye sipas tyre. E para sepse mund të përbënte rrezik për vajzën dhe e dyta sepse kjo kafshë duhet të rritej në habitatin e vet. Por mesa duket të gjithë qenkan nxituar në komentimin e kësaj video pasi majmuni nuk ishte dhuratë por kafsha shtëpiake e Brown. Sipas TMZ ai e bleu majmunin Capuchin dy muaj më parë për një shumë disa mijëra dollarëshe dhe e quajti Fiji. Ky i fundit do të qëndrojë vetëm në shtëpinë e reperit jo atë të mamasë së vajzës. Sipas burimeve artisti u frymëzua për këtë blerje nga marrëdhënia e ngushtë e Michael Jackson me majmunin e tij Bubbles.