E kritikuan për ndërhyrje plastike por Bella Hadid ka një përgjigje për të gjithë
Bella Hadid është një nga modelet më të pëlqyera dhe njëkohësisht është imazh i shumë firmave të njohura. Kohët e fundit ajo është vënë në qendër të kritikave lidhur me kryerjen e operacioneve plastike. Janë të shumta komentet që e akuzojnë për ndërhyrje në buzë, hundë dhe mollëza.
Megjithatë në një intervistë për “In Style” Bella ka treguar se çdo tipar i fytyrës së saj është i paprekur nga ndërhyrjet estetike. “Njerëzit mendojnë se unë kam shumë vetbesim tek vetja, por më është dashur shumë kohë ta mësoj këtë gjë. Njerëzit mendojnë se unë kam bërë këtë ndërhyrje apo atë ndërhyrje.
Por e dini çfarë? Ne mund të bëjmë një skanim të fytyrës sime. Unë i kam shumë frikë gjilpërat mbushëse të buzëve. Nuk do të doja që të bëja ndonjë çrregullim në fytyrën time”, ka thënë modelja.
Më pas ajo ka shtuar se i është dashur një kohë e gjatë që të hedh pas krahëve të gjitha akuzat për ndërhyrje estetike.
“Kam mësuar se njërëzit gjithmonë do të urrejnë dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, përveçse të jesh vetvetja dhe ta duash veten”, është shprehur Bella.