E lumtur apo e trishtuar? Arbana reagon pas ndarjes nga bashkëshorti sipas mënyrës së saj!
Ajo poston rrallë foto dhe gjithmonë, pothuajse ka diçka të re për të thënë apo për të treguar.
Pas lajmit i cili bëri bujë dhe habiti fansat e moderatores, ndarjen nga ish-bashkëshorti tashmë, Arditi, të cilët ishin bashkë prej 16 vitesh, lidhje nga e cila kanë edhe një djalë, Jonin.
Zërat në rrethin mediatik filluan të dilnin që prej tetorit. Në media u bë publike vetëm pak ditë më parë. Blitz.al shkruante sipas burimeve të tij ekskluzive se, Arbana prej disa muajsh tashmë jeton jo në një shtëpi me Arditin e përveç kësaj, unaza simbolike e martesës së Arbanës nuk u pa në trasmeminin televiziv të saj.
Arbana nuk ka pasur as edhe një koment rreth kësaj çështjeje. As ka hedhur poshtë zërat e ndarjes por edhe nuk e ka mohuar si lajm, zgjodhi të rrinte në heshtje.
Sot, në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja e cila shfaqet e veshur me një palë atleta të bardha, xhinsa të zeza, xhup të kuq dhe flokët me onde lëshuar, në studiot e Top Channel, shihet duke buzëqeshur dhe e lumtur. “Paçit një ditë të bukur të gjithë”- shkruan ajo bashkangjitur fotos duke na bërë me dije, në mënyrë indirekte se ajo është e lumtur dhe e qetë.