Lajme

30 May 2018

E mohuan lidhjen por Albi Nako dhe Alba Hoxha fotografohen së bashku në plazh

Prej kohësh përflitet se koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje dashurie, për shkak të disa postimeve ku ata ndodheshin së bashku në pushime.

Mirëpo edhe pse u diskutua gjatë për marrëdhënien e tyre, Albi Nako në intervistat e tij e ka mohuar një gjë të tillë. Ai është shprehur se mes tyre nuk ka asgjë dhe kanë udhëtuar së bashku vetëm për çështje pune.

Megjithatë dyshja është fotografuar sërish së bashku. Në disa foto të siguruara Albi dhe Alba shihen së bashku duke pushuar në plazh. Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të cilët edhe i kanë fotografuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com