Lajme

22 January 2019

E nervozuar Bebe Rexha ofendon disa prej stilistëve më të njohur, dhe ne i japim shumë të drejtë

Një nga ngjarjet më pozitive që Bebe pati së fundmi, ishte nominimi në “Grammy Awards”. Për këtë arsye ajo dhe stafi i saj kanë qenë duke kërkuar për veshjen perfekte për këtë event shumë të rëndësishëm. Por mesa duket paskan hasur në një situatë të pakëndshme.

Këngëtarja ka reaguar publikisht në kurriz të disa prej stilistëve të modës, të cilët po refuzojnë t’i qepin veshjet përshkak të përmasave të saj trupore.
Artistja 27-vjeçare nuk e duroi këtë gjë dhe i ofendoi publikisht përmes një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Më falni, por duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy! #Duajenitrupintuaj”.


Ky postim ka marr shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e artistes, të cilët e kanë vlerësuar atë përpos të tjerave edhe për sinqeritetin e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com