E pabesueshme! Melinda Ademi i kërkon falje publikisht Taynas
Së fundmi muzika Hip/Hop në vend është pushtuar nga reperet femra.
Melinda Ademi, Tayna, Rina dhe Fifi janë vetëm disa prej emrave që në tekstet e tyre thumbojnë njera-tjetrën.
Së fundmi ka ndodhur diçka e papritur. Reperja Melinda Ademi i ka kërkuar publikisht falje Taynas.
“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkruar Melinda pranë postimit duke etiketuar edhe Taynën.